Platforme për bashkveprim
me individë tejet interesantë
nga audienca, stafi, dhe folësit.
në Auditorium të
American School of Kosova
// HARTA
Bujar Nrecaj - Dizajni ndryshon të menduarit
Bujar Nrecaj është një arkitekt i cili beson se arkitektura e mirë është e gjeneruar nga konteksti dhe përmbajtja për njerëzit dhe vendin. Në fillimin e viteve 90-ta, Zt. Nrecaj la vendlindjen e tij Prizrenin dhe emigroi në Zvicër, ku mbaroi studimet për arkitekturë. Qëllimi i tij ishte që të punonte për komunitetin dhe njerëzit e tij, ndaj Zt. Nrecaj u kthye në Kosovë me një ide të cilën ai deshi ta implementojë. Pjesa tjetër është histori, dhe ai do t’ua tregoj këtë në TEDxPrishtina. Aktualisht, jeton dhe punon në Prishtinë, ku e drejton studion e vet arkitekturore. Ndërtesat e projektuara nga Zt. Nrecaj dhe ekipi i tij mund të shihen në vende si Shqipëria dhe Zvicra, por ato që I ka m pr zemr janë të vendosura në Kosovë.
Armand Brahaj - Të dhënat flasin Shqip
Armand Brahaj është inxhinier i ueb-it i cili e vlerëson potencialin e internetit si mjet i dijes, por në të njejtën kohë e përçmon natyrën e varësisë që përcjellin disa aplikacione të tij. Ndër të tjera, Zt. Brahaj është i interesuar në inteligjencën kolektive, rikthimin e informatave dhe sjelljet e përdoruesve të internetit. Aktualisht Zt. Brahaj është duke hulumtuar për Doktoraturën e tij në lëminë e inxhinierisë informative. Ai poashtu është duke punuar në FIZ Karlsruhe - Leibniz Institutin për Infrastrukturën e Informacionit, një organizatë jofitimprurëse e cila mbështet promovimin e inovacionit. Zt. Brahaj është bashkëthemeluesi i njërit nga ueb portalet më të mëdha në gjuhën shqipe, Shqiperia.com.
Denis Lacej - Dizajn përmes reagimit të materies
Denis Lacej është arkitekt nga Shkodra i cili ka një pasion të madh për dizajnin dhe fabrikimin, ku natyra luan rolin thelbësor. Ai e sheh natyrën si një burim të frymëzimit, por poashtu edhe si një bazë të dhënash të pafundme të fenomeneve që ai i observon për dizajnimin e formave ku estetika dhe performanca janë të lidhura ngusht. Zt. Lacej është i interesuar në teorinë e Dizajnit Përmes Sjelljes Materiale dhe ai e përshkruan qasjen e tij ndaj dizajnit si një proces hulumtimi më tepër se si një shprehje arbitrare e shijes së tij. Ai jeton në Londër dhe punon për arkitektin avangard Will Alsop. Zt. Lacej mban titullin Master në Arkitekturë dhe Urbanisëm nga Shoqata Arkitektonike e Shkollës së Arkitekturës në Londër.
Cirk Show Performancë
Genc Salihu Performancë
Nita Luci - Vlera e këmbimit e kulturës nacionale
Nita Luci është antropologe, e cila frymëzohet nga gratë, miqtë dhe familja në jetën e saj. Hulumtimi i saj është i përqëndruar në temat e gjinisë dhe burrërisë, trupit, memories dhe dhunës. Znj. Luci ka shkruar artikuj të shumtë dhe ka kontribuar në projekte hulumtuese ndërkombëtare. Artikulli i saj i ardhshëm, “Mysafiri (jo) i mirëpritur: intervenimet në Kosovë”, do të publikohet këtë vit. Znj. Luci është ligjeruese në departamentin e Etnologjisë dhe Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës si dhe mësimëdhënëse në Universitetin Amerikan në Kosovë. Ajo mban titullin Master në Antropologjinë Kulturore nga Universiteti i Miçigenit – Ann Arbor, ku ajo është duke kompletuar edhe Doktoraturën.
Arben Islami - Çka të bëhet me një reket tenisi
Arben Islami apo Njeri, është një njeri që ka shumë interese. Dentist me profesion, Njeri punon shumë për t’i bërë njerëzit e lumtur. Si fëmijë, ai ra në dashuri me tenisin dhe skijimin, të cilat u bënë pjesë të rëndësishme të jetës së tij. Iniciativat e tij “Njeri” janë një seri e aktiviteteve të cilat përfshijnë tenisin, ndejat masive publike, snowboarding, skijimin, hiking, fotografinë, shkëmbimin e informative dhe së fundmi edhe skating. TennisNjeri, DJNjeri, SnowNjeri, HikingNjeri, dhe SkatingNjeri filluan në dekadën e kaluar, kur Kosova kishte një rini të sapo dalë nga lufta. Zt. Islami është në zemrën e këtyre aktiviteteve. Aktualisht, SkateNjeri është duke ndërtuar skate parkun e parë në Kosovë, kurse HikingNjeri është duke e përgaditur një hartë e cila i përmban të gjitha shtigjet malore në vend.
Besa Luzha - Ditari i një optimisteje
Besa Luzha është pianiste, profesoreshë e muzikës, hulumtuese dhe aktiviste në shoqërinë civile, por mbi të gjitha një tregimtare. Për 10 vitet e fundit ajo është forca shtytëse pas Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung, zyrës në Prishtinë, të cilën ajo e themeloi në vitin 2000. Përveç promovimit të vlerave demokratike dhe sociale, Znj. Luzha është thellësisht e lidhur me botën e muzikës klasike në Kosovë. Ajo shërben në bordet e ndryshme të organizatave artistike, ndër të cilat është edhe Bordi i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Bashkëkohore REMUSICA. Znj. Luzha poashtu ka qenë një nga këshillëtaret kryesore të hartimit të programit kombëtar për arsimin e muzikës në nivele të ndryshme, dhe gjithashtu një nga hartueset e programit mësimor për diasporën shqipëtare. Ajo është duke përfunduar studimet e Doktoraturës në Edukimin Ndërkombëtar në Universitetin e Londrës.