në Auditorium të
American School of Kosova
// HARTA
Trembelat
Në një qytet të mbushur me huti dhe ndryshime të përditshme, të nevojitet pasion dhe fokus i admirueshëm për të arritur aq sa Arita bën brenda një dite të vetme. E diplomuar në ekonomi dhe financa, Arita ditën është zyrtare e lartë e kontabilitetit e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve private, kurse natën merret me virtualisht çdo aspekt të organizimit të TEDxPrishtinas, nga financat deri te logjistika. Njohuritë dhe aftësitë për menaxhimin e financave, Arita i ka venë në shërbim të iniciativave, të cilat ajo mendon se ja vlejnë të mbështeten. Gjatë vitit të kaluar, ajo ka koordinuar financat e KOSOVO 2.0. Në TEDxPrishtina 2012, Arita është mbajtësja zyrtare e licensës së eventit.
Trembelat
Si ardhacaku më i ri në ekipin e TEDx, Noli ka gjatur një familje të re me ngjajshmëri në të menduar, që ndajnë pasionin e tij për shkëmbimin e ideve dhe mbi të gjitha propagandimin e së vërtetës. Nga studimet e tija në Biznes dhe Gazetari në Universitetin Amerikan në Bullgari, Noli përpiqet të sjellë, përmes vlerave të arsimimit në artet liberale, energji të reja në sfond, si dhe të kuptuarit e thellë të multikulturalizmit. Duke e konsideruar çdo mundësi të re si një hap drejt vetë-ndriçimit dhe urtësisë, Noli luhatet midis karrierës, një skene të vogël por të sinqertë teatrale, dhe angazhimit në TEDx, gjithnjë duke ruajtur një jetesë dinamike shoqërore, e cila në radhë të parë e çoi atë drejt ekipit të TEDx.
Trembelat
E lindur në qytetin e saj të dashur të Prishtinës, Valdetja është thellë e ngatërruar në rrjetën e pandalshme të ndryshimit dhe vendosshmërisë të kryeqytetit. Si një arkitekte tanimë enjohur në rrethin e profesionistëve të fushës së saj, ajo ka marrë pjesë në “Planin për Konzervimin dhe Zhvillimin e Zonës Historike të Prizrenit.“ Në vitin 2005 u punësua në zyrën e arkitektëve “OB Studio“ pas së cilës u përfshi edhe në projektin e “Trashëgimisë Kulturore Pa Kufij”. Gjatë një karriere që përfshin role të shumëfishta dhe përvojë të larmishme, Valdetja transferohet në zyrën e dizajnit të enterierit “Puka Design”, kurse në dy vitet e fundit ajo punësohet dhe vazhdon të punojë në “Patria Group”.
Trembelat
Duke përdorur potencialin e saj në udhëheqjen dhe organizimin e ngjarjeve, Nita ka qenë pjesë e shpeshherë qendër fokale e komunikimit të disa nga eventeve më të rëndësishme kulturore në Kosovë. Ajo koordinon marrëdhëniet me publikun për Festivalin Ndërkombëtar të Dokumentarëve dhe Filmave të Shkurtër “Dokufest” dhe mbështet stafin e projektit të Dokufestit “Fabrika e Filmave për të Drejtat e Njeriut – Tregimet për të Drejtat e Njeriut nga margjinat e Kosovës”. Vitin e kaluar, Nita ka menaxhuar edhe komunikimet e Festivalit Urban Veror SURF. Në TEDxPrishtina, Nita është ndërmjetëse me folësit.
Kreativ, me pasion dhe pragmatik janë fjalët që më së miri e përshkruajnë Arditin. Formimi në shkenca politike dhe gazetari e ka shpurë Arditin në drejtime profesionale të ndryshme nga gazetaria, te marrëdhëniet me publikun, te konsulenca e hulumtimet. Për momentin, Arditi është duke përfunduar studimet Master në Komunikim të Korporatave në IE School of Communication në Madrid. Ardit është pjesë e bërthamës themeluese të TEDxPrishtinas.
Trembelat
Si bursist i Fondit Gjerman Marshall, Dardani ka pas vetes diplomë me nderime ne Shkencat Politike dhe Administrim të Biznesit, Master në Administrim të Biznesit, si dhe një përvojë profesionale për tu lakmuar. Ai në brez mbanë përvojën si drejtor i Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve si dhe atë të kryesuesit të shitjes në një ndër bankat më të mëdha komerciale në Kosovë. Puna e tij si konsulent i menaxhmentit financiar shkon dorë për dore me vendosmërinë e tij për qytetari aktive.
Trembelat
Afarist, menaxher, hulumtues, përkthyes, koordinator, dhe së fundi edhe një TEDx-ist, Sokoli i është nënshtruar një procesi të vetë-transformimit përmes punës së palodhshme, dedikimit dhe një karakteri të dashur. Aktualisht, Sokoli është Menaxher i Shitjes dhe Ngjarjeve për portalin dhe revistën Kosovo 2.0. Më herët, ai ka punuar simenaxher i zyrës për një projekt të BE-së në Ministrinë e Financave, si hulumtues për Cafebabel, BBC dhe Deutche Welle Broadcast.
Trembelat
Entuziast në politikëbërjen e mirë, Rilindi ka përqendruar energjitë e veta në përgatitjen e tij akademike dhe profesionale në çështje të jashtme. I diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare në ShBA, Rilindi vitin e kaluar ka punuar në Parlamentin Gjerman ne kuadër të një programi për studentë universitarë. Aktualisht, Rilindi është duke ndjekur studimet e Masterit në Ekonomi Ndërkombëtare dhe Politika Mjedisore/të Energjisë në Johns Hopkins University.
Trembelat
Pas përfundimit të studimeve për politika publike në Universitetin Amerikan në Kosovë, Rudina ka punuar në projekte vendore dhe ndërkombëtare si në Ministrinë e Integrimit Europian edhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) . Aktualisht, ajo është përfshirë në një projekt hulumtues në lidhje me nevojat e familjeve të viktimave të luftës. Në TEDxPrishtina, Rudina është ndërmjetëse me folësit.