Punë e individëve entuziastë,
mbledhi e folësve fascinantë
dhe ideve të mrekullueshme.
në Auditorium të
American School of Kosova
// HARTA
Sponsorët e edicionit të dytë 2012— të TEDxPrishtina.
SPONSORË GJENERAL
ProCredit Bank është banka lidere në tregun financiar të Kosovës. Ne filluam aktivitetin tonë të përgjegjshëm bankar në vitin 2000 si banka e parë në Kosovën e pasluftës, ku tashmë është bërë pamje e rëndomtë që logoja e ProCredit Bankës të jetë në prapavijën e ngjarjeve kryesore në vend.
Sivjet me shumë kënaqësi po fillojmë ta mbështesim TEDxPrishtinën, ngjarje kjo që e prezanton Kosovën në një format të ri - INOVATIV.
SPONSORË VIZIONARË
Kosovo 2.0 është Faqe e Fuqishme e Rrjetit dhe revistë, e cila shërben si gjenerator interaktiv i rrëfimeve, komenteve dhe njarjeve nga Kosova e bota.
Ne në Kosovo 2.0 ndjehemi krenarë si partneri vizionarë i TEDxPrishtina për vitin e dytë me radhë. Meqë pulsojmë me zëra të lirë e të patrembur me anë të blogjeve interaktive, artikujve, multimedias dhe revistës, kjo e bën ndërlidhjen tonë me TEDxPrishtina perfekte e shumë të natyrshme.
SPONSORË KREATIV
boldUnderline. llc është firmë e mirë e dizajnit mu në zemër të Prishtinës e specifikuar në projekte, produkte, dhe aplikacione për web.
Jemi krenarë që jemi pjesë e një ngjarje që arrinë brenda një dite të vetme ta sjell shpirtin inovues të disa individëve më të ndritur.
Trembelat është një grup dizajnerësh dhe programerësh të specializuar në dizajn të informacionit dhe animacionit klasik.
Trembelat janë në dashuri me organizimet e TEDx-it dhe me qytetin e Prishtinës. TEDxPrishtina është një mundësi e mirë që përmes sponzorizimit të japë kontribut, në njëfarë mënyre, për të dyja.
Koperativa është kompani e komunikimit kreativ me seli në Prishtinë, e cila fokusohet në krijimin e strategjive të komunikimit dhe koncepteve, që kombinojnë potencial kreativ, ekspertizën teknike, dhe të menduarit lateral të stafit të vet.
Besojmë se video nuk është vetëm një medium por edhe pjesë e vetë rrëfimit. Ne e mbështesim TEDxPrishtinan përmes aftësive tona kreative dhe teknike për të krijuar video të fuqishme të fjalimeve të fuqishme.
SPONSORË MEDIAL
Telegrafi është portal i pavarur informativ dhe më i vizituar në gjuhën shqipe. I udhëhequr nga një staf profesional, Telegrafi.com arrin të rifreskohet me lajme në çdo kohë e nga të gjitha sferat e jetës.
Idetë inovative e kanë pozicionuar Telegrafin si portalin më të lexuar shqiptarë. Ngjarje si TedxPrishtina radhiten në listën tone të prioriteteve për t’i përkrahur.
Gazeta Zëri është medium që guxon, medium i fuqishëm e me ndikim, i cili duke i ndjekur dukuritë e realitetit tonë, ka bërë që të jetë gjenerator i nxjerrjes së lajmit të guximshëm, duke mbetur gjithnjë i pavarur e i paanshëm
Ne si medium që flasim më zë të guximshëm, ndjehemi të kënaqur të jemi partneri medial i TEDxPrishtina-s, dhe në “frymën e ideve që ia vlejnë të shpërndahen”, me të gjithë folësit e këtij organizimi, duam që të jemi një zë e të gjithë të flasim guximshëm dhe ndryshe.
TVKlan Kosova është telivizion që ka qëllim t’i sjellë dhe t’i bëjë të ndihen më afër shqiptarët. Motoja jonë është: Jemi Një. Të jemi një me shikuesit tanë, të jemi një si shqiptarë dhe të synojmë që edhe si televizion të bëhemi dhe të mbetemi numri Një në Kosovë.
Klan Kosova është gjithashtu në kërkim të ideve që vlejnë të shprëndahen. Jemi të knaqur që një ngjarje e tillë po ndodh edhe në vendin tonë. Po presim me padurim t'i dëgjojmë historitë innovative dhe të guximshme të folësve tuaj dhe t’iu tregojmë shikuesve tanë për to.
SPONSORË TJERË
Shkolla Amerikane e Kosovës edukon liderët e së nesërmes, për një të ardhme më të mirë. ASK ofron edukim të shumëllojshëm në një ambient të sigurtë dhe mbështetës që promovon vet-disiplinën, motivimin dhe përsosmërinë në mësim.
"Është një nder i madh për ne ta përkrahim TEDxPrishtina, dhe TED në përgjithësi, duke konsideruar se kurr nuk mund ta përkrahim mjaftueshëm TED-in për inspirimin që ata na japin." (Ardian Hoxha, American School of Kosova)
IPKO Foundation është fondacion lokal në Kosovë. Qëllimi ynë është të mbështesim ndërtimin e gjeneratës së ardhme të liderëve me vizion digjital për Kosovën. Këta liderë të rinj vijnë nga lëmi të ndryshme mirëpo mishërohen në përqafimin e tyre të teknologjisë, internetitit dhe shoqërisë informative.
Jemi të privilegjuar të jemi pjesë e TEDxPrishtina. Grupi organizues, folësit e spikatur, dhe pjesërmarrësit të gjithë e përbëjnë një ekosistem kreativ dhe inovues mu në qendër të kryeqytetit.
Hotel Prishtina gjendet në mes të qendrës së bizneseve në qytet. Ejani në hotelin tonë, jeni të mirëseardhur për një shoqëri të përjetshme.
Hotel Prishtina me shumë kënaqësi përkrahë evente me misione të tilla si ky i TEDxPrishtina.
BIZZARRO është shtëpi mobiljesh, qe ju ofron kualitetin dhe dizajnet e trendeve te fundit.
Ishim dhe prapë do të jemi përkrahës të TEDxPrishtina, duke aluduar në inovacionet e tyre, dhe falemnderit për idetë që na i dhuroni.
Yummy Food është kuzhinë profesionale që ofron ushqim me një shije unike. Llojllojshmëria dhe kreativiteti në përgatitjen e ushqimit e bën kuzhinën tonë tejet të veqantë. Përgatisim ushqim për çdo lloj eventi, pa marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve. Gjithashtu bashkëpunojmë me lokale të ndryshme në kryeqytet duke i mbështetur me ushqim!
Duke e mbështetur TEDxPrishtina ne kemi mbështetur prezencën e shpirtit inovativ në kryeqytet, gjë që gjithsesi na bën të ndjehemi mirë.
Rugovë është kompani kosovare që prodhon ujë dhe djathë. Me një rritje të konsiderueshme në treg dhe në të hyra përgjatë këtyre 5 vjetëve, Rugovë është vendosur si një lider i padiskutueshëm i tregut të ujit në Kosovë. Duke synuar të ofrojë kualitet të cilësisë botërore, Rogovë është në rrugëtim për t’u bërë lider në tregun e djathit poashtu.
“Ujë Rugove” është ujë i mirëfilltë kosovarë, andaj ne ndjehemi të nderuar të jemi pjesë e eventeve origjinale dhe kreative.
IQ Consulting është kompani e konsulencës me specializim në hulumtime, vlerësim dhe monitorim te projekteve, ngritje të fondeve, si dhe marrëdhëniet me publikun, me përqendrim të veçantë në menaxhimin e ngjarjeve të mëdha.
IQ përkrah TEDxPrishtinën pasi besojmë fuqimisht në forcën intelektuale dhe kulturore të Kosovës, se individët që prezantohen sot dhe në të ardhmen do të jenë kyç në gjetjen e rrugës përpara për shoqërinë tonë. Njohja e tyre për neve është pasuri.
Vendi ku së pari në Kosovë mund të prekni produktet me teknologjinë më inovative të brendeve të njohura, nga bota e paisjeve teknike për shtepinë tuaj!
Si kurdo herë më parë na nevojiten “ide që ia vlenë të shpërndahen” e që mund ta ndryshojnë botën.
TEDxPrishtinës i deshirojmë rrugëtim të mbarë. Ne i hapim rrugë me mundësitë që kemi.