Punë e individëve entuziastë,
mbledhi e folësve fascinantë
dhe ideve të mrekullueshme.
në Auditorium të
American School of Kosova
// HARTA
Foto: Majlinda Hoxha
Sa herë ju ka ndodhur të jeni në nje event, një konferencë, apo edhe duke parë TV dhe t’ju vijë në mendje një person më interesant se folësi që keni përpara apo një ide më e mirë? Ne na ndodh shpesh, shumë shpesh në fakt.
Prandaj, duam që për TEDxPrishtina 2012 të kemi sa më shumë ide nga komuniteti i entuziastëve të ideve dhe adhuruesve të TED. Për më tepër, duam edhe t’ju njohim më mirë, ta pijmë një kafe bashkë, e të muhabetosemi!
Një nga risitë e edicionit të dytë të TEDxPrishtina-s është seria e mbrëmjeve TEDx Kafe, që nis nga kjo e hënë. Eventi i parë do të mbahet në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në ora 18:00. Këto takime miqësore do të mbedhin skuadrën e TEDxPrishtina-s me pjesën tjetër të entuziastëve të ideve, që ia vlejnë të shpërndahen. Pjesëmarrësit do të mund të diskutojnë dhe hedhin ide rreth TEDxPrishtina-s, folësve, dhe më tej.
Entuziastë, të gjithë jeni të ftuar! Këtë herë flasim për temën, për pregaditjet e para rreth eventit e për folës që do të donim t’i dëgjonim në eventin e rradhës të TEDxPrishtina-s. Ju ftojmë të pijmë kafe së bashku e t’i ndajmë idetë.