Punë e individëve entuziastë,
mbledhi e folësve fascinantë
dhe ideve të mrekullueshme.
në Auditorium të
American School of Kosova
// HARTA
![Shpallet tema e edicionit të dytë të konferencës TEDxPrishtina [Article Photo]](/images/sized/images/uploads/photos/_MG_8461-580x387.jpg)
Folësit e edicionit të dytë të konferencës TEDxPrishtina do të mblidhen rreth temës së Sendërtimi-t, sipas organizatorëve të konferencës.
Ashtu si shtëpitë e pambaruara, që mund të shihen buzë çdo magjistraleje nëpër Kosovë, ndërtimet shoqërore shpeshherë nisen pa planifikim të mirëfilltë nga ndërtues me aftësi gjysmake.
Modelet e përdorura në qeverisje, reforma ekonomike, arsim, arkitekturë, art, dizajn dhe teknologji janë të huazuara apo të krijuara posaçërisht për kontekstin vendas. Herë të goditura e herë të papërshtatshme, ndërtimet shoqërore të Kosovës po e ndryshojnë panoramën e vendit.
Në TEDxPrishtina 2012, konstruksione të forta e të perfunduara dhe plane të menduara mirë do të prezantohen nga artistë, publicistë, akademikë, e emra te rinj e të mirënjohur të disiplinave të ndryshme.
“Të ndërtosh me vizion gjysmak nuk mjafton,” thotë koordinatorja e konferencës Arita Hasani. “Në TEDxPrishtina 2012, ndërtimi do të shndërrohet në SEndërtim.”
TEDxPrishtina, konferenca lokale që ka si mision promovimin e ideve që ia vlejnë të shpërndahen në Kosovë e më gjerë, rikthehet me edicionin e saj të dytë më 19 maj 2012 në auditorin e Shkollës Amerikane të Kosovës (ASK), në qendër të Prishtinës.
Duke ruajtur formatin e suksesshëm të konferencës globale TED, TEDxPrishtina do të mbledhë zëra dhe emra nga disiplina të ndryshme, dhe do të krijojë një hapësirë nxitëse për prezantimin e ideve dhe përvojave të tyre.
TEDx Kafe – Aty ku komuniteti i ideve të Kosovës mblidhet
Një nga risitë e edicionit të dytë të TEDxPrishtina-s është seria e mbrëmjeve TEDx Kafe, që nis nga e hëna datë 5 dhjetor. Eventi i parë do të mbahet në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në ora 18:00. Këto takime miqësore do të mbedhin skuadrën e TEDxPrishtina-s me pjesën tjetër të entuziastëve të ideve, që ia vlejnë të shpërndahen. Pjesëmarrësit do të mund të diskutojnë dhe hedhin ide rreth TEDxPrishtina-s, folësve, dhe më tej.
Në TEDxPrishtina, video të prezantimeve TEDTalks dhe folës të ftuar ndërthuren për të ndezur diskutime të thella dhe lidhje në një grup kompakt njerëzish. Të gjitha fjalimet e konferencës përshkohen nga fryma e inovacionit dhe përfaqësojnë ide me potencial për të sjellë ndryshim në fushat, ku punojnë ligjëruesit.
Në frymën e “ideve që ia vlejnë të përhapen,” TED ka krijuar TEDx. TEDx është një program i eventeve lokale dhe të organizuara në mënyrë të pavarur, që mbledhin njerëz për të përjetuar një përvojë si të konferencës TED. Ngjarja jonë quhet TEDxPrishtina, ku x = ngjarje TED e organizuar në mënyrë të pavarur. Konferenca TED jep udhëzime të përgjithshme për programin TEDx, por ngjarjet TEDx, përfshirë edhe eventin tonë, janë të organizuara në mënyrë të pavarur.
Për të rejat më të fundit, na ndiqni në Facebook në http://www.facebook.com/TEDxPrishtina dhe në Twitter në http://www.twitter.com/tedxprishtina