international version

Punë e individëve entuziastë,
mbledhi e folësve fascinantë
dhe ideve të mrekullueshme.




e Shtunë 19 Maj 2012

në Auditorium të
American School of Kosova // HARTA


Tema
Ditari
Folësit
Performuesit
Video prezantimet
@tedxprishtina


TEDx Kafe
Përkrahje

SEndërtimi: Të kthehemi tek rrënjët tona

Këtë vit, folësit në TEDxPrishtina ndjekin një trend të ngjashëm: secili krijon një ide të re duke lidhur dy koncepte në dukje të parë të palidhshme. Nurhan Qehaja nuk ështe ndryshe.

Një artiste dhe një vegjetariane, Nurhani është e pasionuar për hulumtimin se si këto kombinohen dhe krijojnë identitetin personal dhe një marrëdhënie më të mirë me rrënjët tona dhe me tokën. Ushqimi, poashtu edhe arti, i mundëson Nurhanit të përballet me pyetjet se si të shërojmë veten, çfarë është marrëdhënia jonë me ushqimin, dhe si ushqimi të çon në vetëshprehje. Kur i kërkova të elaborojë në lidhje në me këtë, ajo shpjegoi: “Si një artiste vizuele unë kam qenë gjithmonë e interesuar në mënyrën se si funksionojnë trupat tonë mbrenda kohës dhe hapësirës dhe gjithnjë jam përpkjekur të hulumtoj këtë përmes mediumeve të ndryshme, si me fotografi, video apo performancë. Unë e konsideroj gatimin e ushqimit si një tjetër medium i cili na ndihmon të zbulojmë vetveten dhe ta kuptojmë trupin tonë”.

Por nuk ndalet këtu: marrëdhënia e njerëzve me trupin e tyre lidhet me marrëdhënien e tyre me tokën, diçka që Nurhani është duke eksploruar vazhdimisht. “Unë dua të adresoj pyetje në lidhje me marrëdhënien me tokën tonë. Është një ftesë për të parë brenda marrëdhënies së dikujt me trupin e tij dhe për të përcaktuar marrëdhënien e tij me tokën, dhe të hulumtoj atë që trupat tonë duan prej nesh në mënyrë që të shërohen”.

Për Nurhanin, ky kërkim në rrënjët tona dhe marrëdhënien me tokën duhet poashtu të aplikohet në kontekstin e vendit, e veçanërisht në Kosovë. “Çfarë është ajo që na ka shkyçur nga rrënjët tona,” ajo më pyeti”. Kur kemi harruar se kush jemi ne si popull, dhe pse kemi ndaluar së eksploruari tokën tonë?”

Pra a është e nevojshme për sendërtimin e Kosovës që njerëzit e saj të kthehen tek vetvetja, rrënjët e tyre, dhe vendi i tyre? Nurhani mendon se përgjigja është po.
“Kosova ka qenë ‘në ndërtim e sipër’ që nga fundi i luftës dhe vazhdon të jetë në këtë mënyrë. Nuk jam e sigurt nëse ajo merr drejtimin e duhur duke pasur parasysh faktin se një pjesë e madhe e tokës tonë është e lënë pas dore dhe se një pjesë e madhe e resurseve tona natyrale nuk janë eksploruar. Njerëzit kanë humbur kontaktin me atë që janë dhe marrëdhënien me këtë vend dhe unë mendoj se zgjidhja e shumë problemeve tona do të vijë nëse ne ndalojmë së neglizhuari tokën tonë, fillojmë të kujdesemi për të dhe ndoshta të zhvendosim idenë e sigurisë nga katër muret në tokë dhe në atë që na ofron ajo”.

Nurhani pret me padurim TEDxPrishtinën si një platformë për të adresuar çështje se si Kosova dhe populli i saj mund të krijojnë një të ardhme më të mirë, një të ardhme që është në kontakt me rrënjët e tyre dhe vet ata. “Është diçka që duhet të adresohet në Kosovë”.

Falemnderit nga TEDxPrishtina 2012!

SEndërtimi: Nga Individi në Kolektiv

I prirur për të vepruar

Sendërtimi: Rrëfimi i një Ideje Pasionante

Gjenetika dhe Sendërtimi: Rëndësia e planifikimit efikas dhe adekuat

Shpallet tema e edicionit të dytë të konferencës TEDxPrishtina