në Auditorium të
American School of Kosova
// HARTA
Në frymën e ideve që ia vlejnë të shpërndahen, TED ka krijuar programin e quajtur TEDx. TEDx është program i eventeve lokale të vetë-organizuara të cilat i sjellin njerëzit së bashku për të ndarë një përvojë të ngjajshme me atë në TED. Eventi jonë quhet TEDxPrishtina, ku x=event TED i organizuar në mënyrë të pavarur. Në eventin tonë të TEDxPrishtina-s, do të kombinohen folësit e drejtëpërdrejtë dhe ata përmes videove për të nxitur diskutime të thella dhe lidhje në grupe të vogla.
Në frymën e ideve që ia vlejnë të shpërndahen, TEDx është program i eventeve lokale, të vetë-organizuara që sjellin njerëzit së bashku për të ndarë një përvojë të ngjajshme me atë në TED.
Në një TEDx event, folësit e drejtëpërdrejtë dhe ata përmes videove kombinohen për të nxitur diskutime të thella dhe lidhje në grupe të vogla. Këto evente lokale të vetë-organizuara brendohen si TEDx, ku x=event i organizuar në mënyrë të pavarur.
Konferenca e TED ofron udhëheqje të përgjithshme të programit TEDx, por eventet individuale të TEDx janë të vetë-organizuara.*
(*këto u nënshtrohen rregullave dhe parimeve të caktuara)
TED është organizatë jo-profitabile e përkushtuar ndaj “Ideve që ia vlejnë të shpërndahen”. Duke filluar si konferencë 4-ditore në Kaliforni 25 vite më parë, TED është rritur dhe tani mbështetë idetë që ndërrojnë botën bashkë me iniciativat e tyre të shumta. Konferenca vjetore e TED fton si mendimtarët ashtu edhe ata që i vënë këto në praktikë nga e gjithë bota për të folur për 18 minuta. Prezantimeve të tyre më pas mund t’u qasemi në TED.com, falas. Folësit e TED kanë përfshirë Bill Gates, Al Gore, Jane Goodall, Elizabeth Gilbert, Sir Richard Branson, Nandan Nilekani,Philippe Starck, Ngozi Okonjo-Iweala, Isabel Allende si dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe Gordon Brown. Konferenca vjetore organizohet në Long Beach në Kaliforni, me transmetim simultan në Palm Springs; TEDGlobal mbahet çdo vit në Oxford, Britani e Madhe. Iniciativat mediatike të TED-it përfshijnë TED.com, ku TEDTalks të reja postohen çdo ditë, dhe Projektin e Përkthimit të Hapur, i cili ofron nëntituj dhe transkripte interaktive si dhe mundësinë që çdo TEDTalk të përkthehet në gjuhë tjera prej vullnetarëve nga e gjithë bota.
TED ka themeluar çmimin vjetor të TED, ku personave të jashtëzakonshëm të cilët dëshirojnë të ndryshojnë botën u jepet mundësia t’i vënë dëshirat e tyre në veprim; TEDx që u ofron individëve apo grupeve një mënyrë për të drejtuar evente lokale të vetë-organizuara anembanë botës, së bashku me programin TEDFellows, që u ndihmon inovatorëve që ndryshojnë botën nga i tërë globi, e rrisin ndikimin e këtyre projekteve dhe aktiviteteve të shquara.
Ndiqni TED në Twitter: http://twitter.com/TEDTalks
Apo në Facebook: http://fb.com/TED
TED2012, “Full Spectrum”, u mbajtur nga 27 Shkurt deri me 2 Mars 2012, në Long Beach, California, me transmetim simultant TEDActive në Palm Springs, California.